Home News

Artmotion mbulon Brezovicën me Internet FALAS

26.01.2010

Artmotion Telecommunications N.P.SH. nga data 20 Janar ka mbuluar me sinjal Wireless tërë skiqendrën e Brezovicës dhe lokalet hoteliere. Vizitorët e skiqendrës do të mund të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit përmes rrjetës Wi-Fi përderisa argëtohen.
Për publikun e përgjitshëm shërbimi falas pa pasur nevojë të qasjes së autorizuar ofrohet 15 minuta gjatë 24 orëve, ndersa për të vazhduar shfrytëzimin e shërbimit falas nevojitet që të vizitoni një nga zonat e sponzoruara ku mund të pajiseni me Passwordin përkatës.

Gjithashtu, pasionantët e sporteve të borës do të mund të përcjellin gjendjën ne Brezovicë edhe përmes kamerës Live në adresën www.impreso.tv