PhoneCenter

PhoneCenter Small, është shërbimi të cilin Artmotion e ka krijuar për qendrat e thirrjes të cilat kanë nevojë që të kyçin jo më shumë se 2 kabina telefonike dhe në kërkesë mund të kyçin edhe një kompjuter për monitorim të sistemit të pagesave që i'a ofron ofruesi i telefonisë.
Përshkrimi i shërbimit PhoneCenter
Artmotion shërbimi për qendrat e thirrjes përmes internetit, Phonecenter ëshë një ndër shërbimet më të shitura tona dhe vetëm për arsyen së është i vetmi në treg që garanton latencën (vonesën) dhe kualitetin e zërit me qendrat ndërkombëtare të shkëmbimit të internetit (ang. Internet Exchange). Karakteristikat e PhoneCenter janë aq specifike sa që deri më tani ofruesit tjerë të internetit nuk kanë arritur që ti ofrojnë. Phonecenter ka 3 produkte dhe ato dallojnë nga numri i linjave telefonike (kabinave) që mund ti kyçni në rrjet. Secili produkt i PhoneCenter ofron qasje të garantuar në internet për paisjën telefonike (ang. VoiceGateëay) me latencë shumë stabile dhe minimale, me brez të pakufizuar të shpejtësisë që nënkupton se paisja telefonike origjinuese do të ketë kapacitet konstant për të realizur me sukses thirrjet.
Karakteristikë tjetër e PhoneCenter shërbimit është që qasje për kompjuterin që monitoron sistemin e pagesavë dhe tarifimit është e ndarë në kanal të vaçant dhe nuk ndikon në kualitetin e zërit të linjave telefonike në rastet kur shfrytëzimi në kompjuterin monitorues është maksimal.
Ne mendojmë që Artmotion shërbimi PhoneCenter përmbush të gjitha nevojat për funksionimin efikas të një qendrë të thirrjeve dhe garanton përkrahje teknike edhe për latencën (pingun), cilësinë e zërit (në qoftëse operatori i telefonisë e ofron atë), si dhe brezin e nevojshëm dhe konstant për paisjën telefonike.
|


